Shkencëtarët rusë kundër pushtimit të pakuptimtë

Evropë

Shkencëtarët rusë kundër pushtimit të pakuptimtë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 06:45
Pasojat e granatimeve në qytetin Irpin, afër Kievit, më 2 mars 2022.

Mijëra shkencëtarë rusë dhe gazetarë të shkencës, kanë vënë emrat e tyre në një deklaratë si shenjë proteste kundër pushtimit “të padrejtë dhe të pakuptimtë” të Ukrainës.

Deklarata u publikua në internet fillimisht në rusisht nga TRV Science.

Kjo deklaratë u nënshkrua nga shkencëtarët kryesorë, duke përfshirë rreth 25 anëtarë të Akademisë së Shkencave Ruse.

Ata thonë se faji për “shpalljen e një lufte të re në Evropë” është “plotësisht i Rusisë”.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake të drejtuara kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Sipas shkencëtarëve, veprimet e Rusisë - dhe sanksionet pasuese me të cilat përballet nga vendet e tjera - nënkuptojnë se Moska “e ka dënuar veten në izolim ndërkombëtar”.

“Kjo do të thotë se ne, shkencëtarët, nuk do të jemi më në gjendje ta bëjmë punën tonë normalisht. Kryerja e kërkimeve shkencore është e paimagjinueshme pa bashkëpunim të plotë me kolegë nga vendet e tjera”, thuhet ndër të tjera në deklaratë./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat