(E plotësuar 21:15) - Bisedimet Ukrainë-Rusi arrijnë progres për krijimin e korridoreve të evakuimit
Një anëtar i delegacionit të Ukrainës në bisedimet me Rusinë thotë se palët kanë rënë dakort për të organizuar korridore të sigurta për evakuimin e civilëve dhe për dërgimin e furnizimeve me ndihma humanitare.
Sipas agjensisë së lajmeve Associated Press, Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, që mori pjesë në bisedimet e së enjtes në Bjellorusi pranë kufirit polak, tha se Rusia dhe Ukraina kanë arritur një mirëkuptim paraprak se do të ruajnë një armëpushim në zonat ku do të përcaktohen korridoret e sigurtë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/03/auto_ggggg1646338392.jpg)
Megjithëse një negociator rus, Vladimir Medinsky, i tha agjensisë së lajmeve Reuters se në bisedime kishte patur "progres domethënës", forcat ruse vazhdonin të rrethonin dhe bombardonin qytetet ukrainase, ndërsa konflikti ka hyrë tashmë në javën e dytë.
Agjensia e lajmeve Reuters citon gjithashtu një negociator ukrainas të jetë shprehur se bisedimet nuk kanë sjellë rezultatet për të cilat kishte shpresuar Kievi, por se dy palët kanë arritur tashmë një mirëkuptim për evakuimin e civilëve.
Bisedimet, për të cilat nuk u publikua vendi ku u mbajtën, shënojnë herën e parë që palët bien dakort për ndonjë lloj progresi që nga fillimi i sulmit të forcave ruse.
Këshilltari i presidentit ukrainas tha se armëpushimi nuk do të vendoset kudo, por vetëm përgjatë korridoreve dhe aty ku do të jetë e mundur të ndalen luftimet. Ai shtoi se është arritur një mirëkuptim për dërgim barnash dhe ushqimi në vendet ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.
***
Pas negociatave për paqe midis delegacionit rus dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për civilët e evakuuar.
Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve.
Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte - pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse - por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv, raporton Skynews.
Negociatorët rusë kanë konfirmuar gjithashtu se të dyja palët kanë rënë dakord të mbështesin korridoret humanitare dhe mundësinë e një armëpushimi rreth atyre zonave.
Ata shtuan se Rusia mendon se bisedimet kanë çuar në përparim substancial.
Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.
***
Ukraina thotë se ka arritur “mirëkuptim të përbashkët” me Rusinë për evakuimin e civilëve – me armëpushim të mundshëm të përkohshëm, shkruan Sky News.
Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.
Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve.
Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte – pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse – por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.
Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.
Mbyllen bisedimet me Rusinë, reagon Ukraina
Ukraina thotë se bisedimet e paqes nuk kanë përfunduar siç kishte shpresuar – por raundi i tretë i planifikuar së shpejti.
***
Rundi i dytë i takimeve mes Ukrainës dhe Rusisë po zhvillohet në Bjellorusi.
***
Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar nisjen e bisedimeve me palën ruse.
Agjencia e lajmeve TASS ka thënë më parë se bisedimet do të zhvillohen në Bjellorusi.
Në një postim në Twitter, Podolyak, ka thënë se në agjendë do të diskutohet për armëpushim dhe krijimin e korridoreve humanitare për largimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara nga luftimet.
Nis takimi me rusët, pala ukrainase publikon kërkesat e saj
“Po nisim bisedimet me përfaqësuesit rusë. Për fillim, pikat kyçe të agjendës janë armëpushimi i menjëhershëm; marrëveshje për armëpushim; dhe korridoret humanitare për largimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara ose vazhdimisht të bombarduara”, ka shkruar Mykhailo Podoliak, përfaqësues i Presidencës ukrainase.
Починаємо розмовляти з російськими представниками. Ключове на порядку денному.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 3, 2022
1. Негайне припинення вогню.
2. Перемир'я.
3. Гуманітарні коридори для вивезення мирних жителів зі зруйнованих або постійно обстрілюваних сіл і міст. pic.twitter.com/0d5xrlur33
Delegacioni ukrainas mbërrin në Bjellorusi për bisedime
Delegacioni i Ukrainës ka arritur me helikopter për të biseduar me palën ruse në Bjellorusi, ka raportuar agjencia e lajmeve TASS, duke cituar raportimet në terren.
Më herët gjatë ditës, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka publikuar një fotografi të tij dhe liderit të delegacionit ukrainas, Davyd Arakhamia para helikopterit duke shkuar në bisedime.
Ata pritet të kërkojnë krijimin e korridoreve për të mundësuar lëvizje të lirë për gratë, fëmijët dhe të moshuarit, teksa trupat ruse rrisin sulmet.
⚡️🇷🇺🇧🇾🇺🇦“Hunter’s house” is ready to host second round of Russia-Ukraine negotiations pic.twitter.com/RkPVHBbAEF
— Belarus MFA 🇧🇾 (@BelarusMFA) March 2, 2022
“Korridoret humanitare do të jenë të agjendë. Më shumë do të varet nga situata”, ka thënë Arakhamia në Facebook.
Rundi i parë i negociatave është zhvilluar më 28 shkurt dhe ka përfunduar pas më shumë se pesë orësh pa ndonjë pikë kthese.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/03/850x636_jh1646309484.jpg)
Delegacioni ukrainas niset për në bisedime me Rusinë
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliyak ka thënë se delegacioni ukrainas është nisur për të zhvilluar bisedimet me Rusinë.
Ai ka publikuar një fotografi në përshkrimin e së cilës thotë se delegacioni tashmë është rrugës për te vendi ku do të mbahen bisedimet.
“Rrugës për negociata me Federatën Ruse. Tashmë në helikopterë…”, thuhet në postimin në Twitter më 3 mars.
Bisedimet me Ukrainën do të zhvillohen në Bjellorusi në orën 13:00!
Negociatat ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në rajonin e Brestit të Bjellorusisë pasditen e sotme rreth orës 15:00 (13:00 me orën shqiptare).Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori rus Vladimir Medinsky.
Kujtojmë se më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shprehur besimin se do të gjendet një zgjidhje për krizën ukrainase dhe vuri në dukje se kërkesat e Moskës janë “minimale”.
Ai shtoi se Rusia nuk mund të lejojë që Ukraina të përbëjë një kërcënim për sigurinë e vendit dhe tha më tej se Kievi nuk po vepron në mënyrë të pavarur në negociata.
**
Raundi i dytë i bisedimeve në përpjekje për të gjetur paqe mes Rusisë dhe Ukrainës mund të fillojë në Bjellorusi sot në mesditë, shkruan SkyNews.
Pak më parë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një konferencë për media tha se Rusia do të ulet me Ukrainën për të negociuar, “por vetëm me një kusht që duhet të jenë palë të barabarta në negociata”.
***
Asnjë nga palët nuk konfirmoi vendin ku do të zhvillohen bisedimet dhe brenda disa orësh dhanë versione të ndryshme
Një delegacion ukrainas shkoi për në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë pasi të enjten në mëngjes nis raundi i dytë i bisedimeve të paqes ruso-ukrainase.
Negociatori rus Vladimir Medinsky tha se në tryezë do të bisedohet edhe për një armëpushim.
“Delegacioni ukrainas është larguar nga Kievi. Ne presim që ata të jenë këtu të enjten në mëngjes”, tha Medinski.
Sipas Medinskit, të dyja palët kanë zgjedhur bashkërisht një vend pranë kufirit polak. Ushtria ruse do të krijojë një "korridor të përshtatshëm sigurie", tha ai.
Delegacioni ukrainas po shkon në bisedime me Rusinë, të cilat pritet të zhvillohen në Belovezhskaya Pushcha, tha dhe Interfax-Ukraine duke cituar zyrën e Presidentit të Ukrainës.
Sakaq sot në mëngjes u njoftua nga pala ukrainase se negociatat me Federatën Ruse do të zhvillohen, por jo në Belovezhskaya Pushcha në Bjellorusi, por në një vend tjetër. Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i delegacionit ukrainas, David Arakhamia.
"Informacionet për bisedimet në Belovezhskaya Pushcha nuk janë të vërteta. Do të ketë vërtet bisedime, por vendi është ndryshe. Të gjitha detajet do të vijnë më vonë," shkroi ai në Facebook.
Interfax tha të enjten se bisedimet do të zhvillohen në rajonin e Brestit, në Bjellorusi.
Më herët, pjesëmarrja e Ukrainës në raundin tjetër të bisedimeve u konfirmua nga kreu i partisë "Shërbëtori i Popullit" në Verkhovna, Rada David Arahamiya.
Raundi i parë u zhvillua më 28 shkurt. Më pas, sipas këshilltarit të kreut të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, "palët kanë identifikuar një sërë temash prioritare për të cilat janë përshkruar vendime të caktuara".