Inteligjenca britanike jep detaje për kolonën e gjatë ruse drejt Kievit

Evropë

Inteligjenca britanike jep detaje për kolonën e gjatë ruse drejt Kievit

Nga: G.B Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:12
Konvoji ushtarak rus 80 km në veri të Kievit fotografuar më 28 shkurt

Inteligjenca ushtarake britanike ka bërë të ditur se pak përparim është bërë në tre ditët e fundit nga kolona e gjatë e forcave ruse që po i afrohen Kievit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Trupi kryesor i kolonës ushtarake, i cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu i tij, "mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit duke u vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase, prishja mekanike dhe bllokimi".

Përditësimi i ministrisë së mbrojtjes shton gjithashtu se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës.

Në shifrat e viktimave të Rusisë, Britania e Madhe parashikon se shifrat aktuale janë "konsiderueshme më të larta" se 498 të vrarë dhe 1,597 të plagosur të deklaruara deri më tani nga Moska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat