Po ngadalësohet përparimi i kolona të gjata i forcave ruse që po i afrohen Kievit, sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike.
Trupi kryesor i kolonës ushtarake, i cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu i tij “mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit”.
Siç thonë ata, autokolona e blinduar është bllokuar pasi ka prishje mekanike, raporton BBC.
Sipas tyre “sfidat e logjistikës dhe qëndrueshmërisë” dhe “rezistenca nga ukrainasit” janë gjithashtu faktorë.
Përditësimi i Ministrisë së Mbrojtjes shton gjithashtu se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës.