Franca u bënë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Evropë

Franca u bënë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Më: 3 mars 2022 Në ora: 10:30
Ilustrim

Qeveria franceze u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Rusia, shkaku i përshkallëzimit të gjendjes në Ukrainë.

Edhe vendet e tjera kanë bërë thirrje të ngjashme.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar "këshillon kundër çdo udhëtimi për në të gjithë Rusinë", për shkak të vështirësive në largimin nga vendi dhe asaj që e përshkruajnë si "rritje e paqëndrueshmërisë" të ekonomisë ruse.

Të njëjtën gjë këshillon edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, duke cituar faktorë të shumtë duke përfshirë "potencialin për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë nga zyrtarë të sigurisë së qeverisë ruse".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat