Pas Gjermanisë edhe Franca ‘ndëshkon’ oligarkët rus/ Sekuestron “Amore Vero” e aleatit të Putin

Evropë

Pas Gjermanisë edhe Franca ‘ndëshkon’ oligarkët rus/ Sekuestron “Amore Vero” e aleatit të Putin

Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:40
Vladimir Putin dhe Igor Sechin

Pas Gjermanisë, Franca ka sekuestruar jahtin luksoz të oligarkut rus, Igor Sechin, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian për pushtimin rus në Ukrainë.

Sechin është kreu i kompanisë ruse të naftës Rosneft Igor Setsin, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Agjentët doganorë kapën anijen brenda natës pasi Sechin u identifikua si aksioner kryesor i kompanisë, tha ministria franceze e financave. Jahti kishte mbërritur në portin La Ciotat, Marseille, në janar për riparime.

Gjithashtu autoritetet franceze kapën një tjetër anije tregtare në portin e Loire në Brittany, e cila gjithashtu lidhet me interesat ruse.

Jahti, i quajtur “Amore Vero” që do të thotë “Dashuri e vërtetë” në italisht – mbërriti në portin mesdhetar të La Ciotat më 3 janar. Ai ishte planifikuar të largohej nga porti më 1 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat