Një figurë e lartë ushtarake ruse është vrarë në Ukrainë, sipas mediave duke cituar një postim në rrjetet sociale nga kolegu i tij.
Mediat ukrainase të lajmeve raportuan se Andrei Sukhovetsky, një ndër gjeneralët që drejtonin sulmin mbi Ukrainë si edhe forcat speciale “Spetsnaz” ishte vrarë dje pasdite.
Mediat cituan një postim në VKontakte që njoftonte vdekjen, shkruar nga Sergei Chipilev, një përfaqësues i grupit të veteranëve rus, “Vëllazëria në Ushtri”.
“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë operacionit special ushtarak”, thuhet në postimin e tij, pa specifikuar rrethanat.
Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i uebsajtit të verifikimit të fakteve Bellingcat, postoi në Tëitter lajmin për vdekjen, duke shtuar se ky ishte një demotivim i madh për forcat ruse.
! Ukrainian armed forces announced that they have killed maj. gen. Andrey Sukhovetskiy, a Spetsnaz commander and deputy chief of the 41 Army in Novosibirsk. This appears confirmed by a spokesperson of the Russian Paratroopers Union. If confirmed, major demotivator for RU.
— Christo Grozev (@christogrozev) March 3, 2022