Ambasada ukrainase në Britani ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Lajmi është bërë me dije nga vetë ambasada përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas selisë diplomatike ukrainase në Britani faqja e saj zyrtare është jofunksionale për shkak të sulmeve kibernetike.
“Për shkak të sulmeve të vazhdueshme kibernetike në drejtim të Ambasadës Ukrainase në Britani, faqja jonë zyrtare dhe emailat tonë nuk po punojnë”, thuhet nga ambasada.
Due to constant cyber-attacks towards the Ukrainian Embassy to the UK, our official website and emails currently do not work.
— Embassy of Ukraine to the UK (@UkrEmbLondon) March 3, 2022
Use to contact us:
[email protected] - general enquires
[email protected] - consular advice
[email protected] - media enquiries