(E plotësuar 00:57) - Ukrainasit në SHBA do të marrin 'status të mbrojtjes së përkohshme’
Shtetasit ukrainas që aktualisht ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejohen të qëndrojnë në këte vend nën një kategori të veçantë jo emigrantësh.
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas njoftoi për këtë masë të enjten në mbrëmje, duke thënë se qeveria do të zgjasë 'Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme' për ukrainasit.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, zakonisht përcakton kombësitë që hynë në këtë kategori për shkak të konfliktit të armatosur të vazhdueshëm, fatkeqësive natyrore, epidemive ose "kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme" që mund të jenë arsye kryesore që pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre.
Siç raporton CNN, rreth 30 mijë ukrainas që aktualisht janë me viza në SHBA do të përfitojnë nga ky vendim i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Shtetasit nga 12 vende janë tashmë të mbrojtur përmes kësaj kategorie. Në mesin e tyre përfshihen Birmania, Haiti, Siria dhe Jemeni.
Ukraina: Trupat bjelloruse u urdhëruan të kalojnë kufirin me Ukrainën
Ushtria ukrainase thotë se beson se trupat bjelloruse janë urdhëruar të kalojnë kufirin me Ukrainën dhe të luftojnë.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook shkroi se “komanda e njësisë ushtarake mori një urdhër për të kaluar kufirin me Ukrainën”.
Ukraina thotë se Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për të gjuajtur predha në qytetet e Ukrainës.
Ukraina dhe Rusia: Çfarë duhet të dini?
Më shumë se një milion refugjatë kanë ikur nga Ukraina në vetëm shtatë ditë, kanë thënë Kombet e Bashkuara
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se “operacioni i tij ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë Putinit “jeni duke gënjyer vetveten”. Lideri francez, ka deklaruar se në bisedë telefonike me Putinin, lideri rus e ka siguruar se është duke kërkuar “denazifikimin e Ukrainës”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë kompromise për t’i dhënë fund luftës
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë dhe aleatëve të Putinit
Pentagoni ka krijuar një linjë të re komunikimi me Ministrinë ruse të Mbrojtjes për të parandaluar “llogaritjet e gabuara, incidentet ushtarake dhe përshkallëzimin e situatës”, ka thënë një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Çmimet e naftës janë rritur përsëri prej shpërthimit të luftës derisa vlera e aksioneve ka rënë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë
Ukraina thotë se shkatërroi 20 automjete ushtarake ruse
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se shkatërroi gjithsej 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë ukrainas duke ecur me automjete të dëmtuara dhe të djegura të shënuara me shenjën V që sugjeron se ato ishin në mesin e forcave ruse që erdhën nga Bjellorusia.
Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thuhet: “Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Hostomel”.
Poroshenko: Putin nuk mund të vrasë shpirtin tonë
Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se i gjithë kombi është duke luftuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai u ka bërë thirrje banorëve të Ukrainës që të mos dorëzohen kurrë.
“Ai mund të ndalë dritat, ai mund të ndalë furnizimet e ngrohjes, mirëpo ai nuk mund të vrasë shpirtin ukrainas”, ka thënë Poroshenko.
Ai ka qenë president i Ukrainës për pesë vjet, deri kur Volodymyr Zelensky ka fituar shumicën në zgjedhjet e vitit 2019.
Refugjatët e radhës, “më të cenueshëm ndaj sëmundjeve dhe problemeve ekonomike”
Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se vala e radhës së refugjatëve që do të ikin nga lufta në Ukrainë pritet të jetë me persona më të cenueshëm ndaj sëmundjeve dhe problemeve ekonomike, sesa 1 milion personat që tashmë kanë ikur nga pushtimi rus.
Duke folur nga Varshava, prej nga OBSH është duke koordinuar 36 tonë me ndihmë mjekësore në Ukrainë, drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, ka thënë se situata veçse është “katastrofë humanitare” që pritet të përkeqësohet teksa trupat ruse rrethojnë dhe bombardojnë qytetet ukrainase.
Komentet e tij kanë ardhur pasi zyrtarë nga Rusia dhe Ukraina kanë thënë se janë pajtuar për të krijuar korridore humanitare për dërgim të ndihmave dhe për të lehtësuar ikjet e civilëve.
“Nëse konflikti ushtarak përshkallëzohet, kjo nënkupton se ne do të shohim më shumë njerëz që do të vijnë vetëm me rrobat në trup”, ka thënë Kluge.
Shumë refugjatë në valën e parë kanë pasur kushte ekonomike dhe lidhje familjare për të ikur, ka thënë ai.
Mirëpo teksa luftimet shtohen, ukrainasit me më pak të hyra dhe shëndet të dobët, “ të cilët do të kenë më shumë nevojë për ndihmë” do të detyrohen të bëjnë rrugë të rrezikshme drejt kufijve”, ka thënë Kluge.
Edhe Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë
Miliarderi rus, Alisher Usmanov, i cili ka lidhje me ekipet angleze të futbollit, Arsenal dhe Everton, është sanksionuar të enjten nga Britania, në tentim e sipër për të rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për pushtimin në Ukrainë.
Ndalesa në udhëtim dhe ngrirja e aseteve do të aplikohen edhe ndaj ish-zëvendëskryeministrit rus, Igor Shuvalov.
Numri i oligarkëve të sanksionuar nga Britania tani ka shkuar në 15.
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se “për aq kohë sa Putin vazhdon sulmet barbare ndaj ukrainasve të pafajshëm, ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo fuqi që kemi për të rritur dhimbjen ekonomike ndaj Putinit dhe makinës së tij të luftës”.
Nën presion për të vepruar më shpejtë, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss do të krijojë një Taskforcë për Oligarkët.
Aty do të përfshihen ministra dhe zyrtarë nga departamente të ndryshme për të koordinuar sanksionet dhe për të krijuar raste kundër shënjestrave.
OKB pret që edhe 10 milionë refugjatë t’i ikin luftës në Ukrainë
Kombet e Bashkuara kanë thënë se presin që luftës në Ukrainë t’i ikin edhe 10 milionë refugjatë tjerë.
Prej tyre, rreth 4 milionë mund të largohen në shtetet fqinje, ka thënë OKB në Nju Jork, duke përsëritur se këto janë vetëm parashikime.
Rreth 1 milion banorë të Ukrainës tashmë janë larguar nga ky shtet, ka thënë Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi.
Të dhënat tregojnë se 575,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni, derisa Gjermania ka regjistruar rreth 5,000 refugjatë deri më tani.
Raportohet për linjë komunikimi SHBA-Rusi për të parandaluar “incidentet ushtarake”
Pentagoni ka krijuar një linjë të re komunikimi me Ministrinë ruse të Mbrojtjes për të parandaluar “llogaritjet e gabuara, incidentet ushtarake dhe përshkallëzimin e situatës”, ka thënë një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Duke folur në kushte anonimiteti, ky burim ka thënë se linja është krijuar më 1 mars.
Shtetet e Bashkuara kanë krijuar linja të tilla edhe në të kaluarën me Rusinë, duke përfshirë luftën në Siri.
Shkon në 33 numri i të vdekurve nga sulmet ajrore në Chernihiv
Të paktën 33 persona janë vrarë në Chernihiv pasi forcat ruse filluan një numër sulmesh ajrore në qytetin ukrainas, sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainës.
Agjencia më parë gjatë të enjtes ka thënë se 22 persona kishin vdekur si rezultat i sulmit.
Puna e shpëtimit është pezulluar përkohësisht për shkak të granatimeve të forta në zonë, ka shtuar ajo.
Më herët guvernatori i rajonit ka thënë se dy shkolla si dhe shtëpi private, u goditën.
Scholz bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Një armëpushim është i nevojshëm urgjentisht për ndihmuar në shtensionimin e situatës në Ukrainë, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz të enjten.
Ai ka paralajmëruar se është shumë e rëndësishme që të parandalohet një konflikt.
Pra një konflikt i drejtpërdrejtë mes NATO’s dhe Rusisë.
Ai është pajtuar se sanksionet kundër Rusisë janë duke pasur efekt./rel
***
Bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, një shtet ofrohet si ndërmjetësues
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman mori një telefonatë nga presidenti rus Vladimir Putin të enjten dhe ai ofroi të bënte përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet midis Moskës dhe Kievit, ndërsa Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, shkruan CNN.
Bin Salman tha se vendi i tij mbështet “përpjekjet që çojnë në një zgjidhje politike që çon në përfundimin e saj dhe arrin sigurinë dhe stabilitetin, dhe se Mbretëria është e gatshme të bëjë përpjekje për të ndërmjetësuar midis të gjitha palëve”, tha ai në një deklaratë të postuar në shtetin drejtuar Agjencinë Saudite të Shtypit të enjten.
Ai trajtoi gjithashtu shqetësimet e energjisë lidhur me situatën në Ukrainë, duke riafirmuar angazhimin e vendit të tij ndaj marrëveshjes OPEC +, një pakt i bërë nga 10 prodhuesit kryesorë të naftës bruto dhe Rusia për të pompuar gradualisht më shumë naftë në treg për të përmbushur kërkesën.
Arabia Saudite, e cila e konsideron Rusinë si partnerin e saj kryesor në aleancën OPEC+, tha të martën se “mbështet përpjekjet ndërkombëtare për de-përshkallëzimin në Ukrainë”.
Sipas një komunikate nga Kremlini:
“Me kënaqësi u deklarua se vendet anëtare të OPEC Plus po përmbushin vazhdimisht detyrimet e tyre, duke kontribuar në sigurimin e stabilitetit në tregun botëror të naftës. Rusia dhe Arabia Saudite do të vazhdojnë të koordinojnë qasjet e tyre brenda këtij formati”.
“Duke marrë parasysh sanksionet anti-ruse të vendosura nga një sërë vendesh perëndimore, Vladimir Putin theksoi papranueshmërinë e politizimit të çështjeve të furnizimit global me energji dhe gjithashtu përshkroi qasjet themelore të palës ruse në kontekstin e operacionit special ushtarak në vazhdim. për të mbrojtur Donbasin”, thuhej në komunikatë.
SHBA deklarohet për vendimin që mund ta provokojë Luftën e Tretë Botërore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar se nuk kanë qëllim për të krijuar zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, pasi që ky vendim mund të provokojë një konflikt të gjerë.
Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Jen Paski, kjo gjë do të mund të shpinte drejt përplasjes së drejtpërdrejtë me Rusinë.
Psaki është pyetur po ashtu nëse presidentët Biden dhe Putin po mbajnë kontakte. Ajo ka thënë se kjo gjë është e vështirë të ndodh gjersa trupat ruse gjenden në Ukrainë.
Më herët, edhe presidenti i Këshillit Evropian, ka thënë se krijimi i një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë do të mund të eskalonte në një Luftë të Tretë Botërore.
Ai ka thirrur për kujdes përpara veprimeve dhe hapave të ngutshëm.
Britania: Rusia, shumë mbrapa planit
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të enjten se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace mendon krejt ndryshe.
Ai ka thënë për BBC-në se Rusia është shumë mbrapa planit.
“Pavarësisht shkatërrimeve ditore dhe bombardimeve në zona të civilëve në disa qytete, ukrainasit dalin gjatë ditës, vlerësojnë forcat e tyre, i largojnë disa raste dhe vazhdojnë luftën”, ka thënë ai.
“Rusia është duke mbledhur një numër të madh, jo vetëm të vdekjeve, por edhe të dezertimeve dhe njerëzve që dorëzohen dhe një numër të madh të pajisjeve të shkatërruara”, ka shtuar ai.
Sa i përket Putinit, Wallace ka thënë se ai është njeri i mbështjellë në sanksione për shkak të veprimeve të veta.
“Ai është njeri që ka shkelur secilin ligj ndërkombëtar. Ai është secilën herë e më i izoluar”.
Granatime të rënda në rajonin e Sumy të Ukrainës
Qytetarët në disa pjesë të rajonit Sumy të Ukrainës kanë mbetur pa ujë, ngrohje e rrymë për shkak të granatimeve të rënda që janë bërë në këtë pjesë, shkruan The Kyiv Independent.
Qyteti Okhtyrka ka mbetur pa ujë, ngrohje dhe rrymë.
Ndërsa Sumy ka mbetur pjesërisht pa energji elektrike.
Guvernatori i rajonit Sumy, Dmytro Zhyvytskyi tha se është duke u planifikuar një evakuim i banorëve.
Pamjet me dron tregojnë qytetin e shkatërruar ukrainas
Ndërtesa të shkatërruara e automjete ushtarake ruse të djegura shihen në qytetin e vogël Borodyanka, 60 kilometra në veri-perëndim të Kievit në Ukrainë.
Vendi është shkatërruar nga granatimet e forcave ruse derisa ende shihet tymi duke dalë nga një ndërtesë banimi.
Rusia nisi sulmin në Ukrainë më 24 shkurt 2022.
Pamjet KETU.
Kina mohon se kishte patur dijeni paraprake për sulmin e Rusisë
Kina mohoi njoftimet se kishte patur njohuri paraprake për sulmin e Rusisë ndaj Ukrianës dhe se i kishte kërkuar Moskës ta shtynte fillimin e sulmit deri në përfundim të Lojërave Olimpike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha sot se artikulli i gazetës ‘New York Times’ ishte “thjesht një lajm i rremë, zhvendosje faji dhe i neveritshëm”.
Gazeta ‘New York Times’ citonte një raport të zbulimit perëndimor, të konsideruar të besueshëm, sipas të cilit zyrtarë të lartë kinezë kishin deri diku dijeni të drejtpërdrejtë mbi planet, apo synimet për luftë të Rusisë përpara së të niste sulmin.
Kina po ashtu tha se ajo abstenoi për rezolutën e djeshme të OKB-së që kërkonte ndalimin e menjëhershëm të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës dhe tërheqjen e të gjitha trupave ruse, pasi sipas Pekinit, “projektrezoluta nuk i ishte nënshtruar konsultimeve të plota me të gjithë vendet anëtare dhe nuk merrte parasysh historinë dhe kompleksitetin e krizës aktuale”.
Një raketë ruse godet një banesë banimi
Një raketë duket se ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Chernihiv, në Ukrainën veriore.
Kjo bëhet e ditur nga pamjet e regjistruara në kamera, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës tha se një depo nafte në Chernihiv ishte djegur në të njëjtën ditë pasi u godit nga një predhë.
Ndërkohë luftimet po vazhdojnë për me tepër se një javë në Ukrainë.
Zhvillim i ri, dyshime që po përfshihet shteti i tretë në pushtimin e Ukrainës
Ushtria e Ukrainës beson që trupave bjelloruse tashmë u është urdhri për të çuar trupa ushtarake brenda territorit të Ukrainës, ka raportuar SkyNews.
Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia është duke përdorur territorin bjellorus për sulme me raketa mbi qytetet e Ukrainës.
Po ashtu, e ka akuzuar Bjellorusinë që po mundëson depërtimin e trupave ruse përmes territorit të saj për pushtimin e qyteteve kufitare.
Që nga fillimi i konfliktit llogaritet që Rusia ka hedhur rreth 480 raketa drejt Ukrainës. Shumica prej tyre janë lansuar nga brenda Ukrainës.
Megjithatë, rreth 70 prej tyre dyshohet se janë hedhur nga territori bjellorus.
Vladimir Putin: Pushtimi i Ukrainës po shkon sipas planit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se operacioni ushtarak për pushtimin e Ukrainës po shkon sipas planit.
Këto komente, Putin i bëri pas reagimeve të shumë analistëve të cilët thanë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk po ecën sipas planit.
Më tej, rusi Putin tha se forcat ukrainase po marrin peng mijëra qytetarë të huaj dhe po përdorin civilët si mburojë.
Ai nuk shpalosi asnjë provë për këto pretendime.
Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës bën thirrje për përfundim të luftës
Kompania e dytë më e madhe në Rusi për prodhim të naftës, Lukoil është duke bërë thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë.
Në një deklaratë në faqen e saj në internet, kompania është shqetësuar nga “zhvillimet tragjike në Ukrainë” dhe ka thënë se mbështet negociatat për dhënie fund të konfliktit.
Bordi i saj ka bërë thirrje “për armëpushim të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e saj përmes negociatave dhe diplomacisë”.
Kjo besohet se është kompania e parë e madhe ruse që flet kundër pushtimit.
NATO nuk e konsideron zonën e ndalim-fluturimit, thotë ambasadorja amerikane
Aleanca Veri-Atlantike nuk po shqyrton një zonë ndalim-fluturimi për të kundërshtuar agresionin ushtarak rus në Ukrainë, tha ambasadorja e SHBA-së në NATO.
"Ne nuk besojmë se NATO duhet të jetë pjesë e këtij konflikti. Ne po ofrojmë ndihmë sigurie dhe do të vazhdojmë t'ia ofrojmë Ukrainës," tha Julianne Smith për BBC News.
NATO është përballur me thirrje për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar Rusinë të përdorë avionët e saj për të mbështetur forcat e saj në terren, por shumë prej tyre kanë ngritur shqetësime se masa do të përshkallëzonte konfliktin.
Smith përsëriti se NATO nuk ishte e gatshme të bënte kompromis me politikën e saj për të pasur një "derë të hapur" për anëtarët e mundshëm në Evropë.
"Politika e zgjerimit të NATO-s do të vazhdojë. Rusia nuk ka veto për këtë. Ne do të fillojmë bisedat rreth ndryshimeve afatgjata të qëndrimit në Evropën Lindore. Ne do të bëjmë të kundërtën e asaj që dëshiron Rusia," tha Smith.
Ajo kritikoi gjithashtu vendimin e Rusisë për të vënë forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë.
"Ne nuk na pëlqen që Rusia të flasë për ndonjë lloj përshkallëzimi bërthamor. Retorika është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe rrit rrezikun e llogaritjes së gabuar. Ne po bëjmë thirrje që Rusia të largohet nga Ukraina dhe një armëpushim," tha Smith.
***
Zelensky paralajmëron: Pas Ukrainës, janë këto 3 vende që do të sulmohen nga Rusia
Presidenti i Ukrainës Zelensky paralajmëron se pas Ukrainës e kanë rradhën të sulmohen vendet Baltike.
Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi, ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë. Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës.” – u shpreh Presidenti ukrainas.
Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.
Rritet në rreth 250 numri i civilëve të vrarë në Ukrainë, prej tyre 17 fëmijë
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka përditësuar të dhënat e saj zyrtare të civilëve të vrarë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë.
Sipas këtyre të dhënave, rreth 249 njerëz janë vrarë dhe 533 janë plagosur në total.
Rreth 17 nga të vrarët ishin fëmijë dhe 27 ishin gra, zbuloi numërimi i fundit.
Zyra e të Drejtave ka thënë se shifrat e saj janë një numër më i ulët në krahasim me numrin real, pasi përdor metodologji strikte dhe numëron vetëm viktima të konfirmuara.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas kanë thënë të mërkurën se 2,000 civilë ishin vrarë deri më tani.
Putin: Ushtarët e mi janë “heronj të vërtetë”
Putin thotë se rusët dhe ukrainasit janë ‘një popull’ ndërsa ai i lavdëron ushtarët rusë si ‘heronj të vërtetë’
Vladimir Putin i Rusisë po flet tani drejtpërdrejt, ku po lavdëron ushtarët e tij si “heronj të vërtetë”.
“Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?”, Zelensky i bën ftesën e papritur Putinit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të takohet me të, duke e hedhur propozimin me sarkazëm.
“Uluni me mua për të negociuar, jo në 30 metra”, ka thënë Zelensky të enjten, me sa duket duke iu referuar fotove të fundit të Putinit të ulur në një skaj të një tavoline jashtëzakonisht të gjatë kur u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Unë nuk kafshoj. Nga çka frikësohesh?", ka thënë Zelenskyy në një konferencë shtypi të enjten.
Zelenskyy ka shtuar se ishte e arsyeshme të kishte bisedime.
"Çdo fjalë është më e rëndësishme se të shtënat", është shprehur ai.
Kërkesa e tij për takim me Putinin vjen në kohën kur palët ruse e ukrainase janë duke zhvilluar rundin e dytë të bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje.
Ministri rus: 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në Ukrainë
Rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në fushëbetejë në juglindje të Ukrainës.
Kështu ka thënë të enjten zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
“Vetëm javën e kaluar, rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur përmes Polonisë dhe u janë bashkuar batalioneve të nacionalistëve në juglindje të Ukrainës”, ka thënë Konashenkov, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.
Konashenkov ka thënë se atasheu ushtarak i Ambasadës kroate në Moskë është ftuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ku i është thënë se rusët janë informuar për arritjet e mercenarëve.
Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit
Rusia ka lëshuar “më shumë se 480” raketa të “të gjitha madhësive dhe vijave” në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë, raporton CNN.
“Më shumë se 230” nga ato 480 gjithsej “vinin nga brenda Ukrainës”, ka thënë ai.
Pjesa tjetër më e madhe e raketave vijnë nga Rusia, “rreth 160 nga Rusia” dhe rreth 70 vijnë nga Bjellorusia, dhe një numër shumë i vogël, më pak se 10 vijnë nga Deti i Zi.
Ndërsa hapësira ajrore mbi Ukrainën “mbetet e kontestuar”, SHBA vlerëson se “sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës mbeten të paprekura” dhe efektive, ka thënë zyrtari.
Tutje, ai ka thënë se ata vazhdojnë të jenë në gjendje të fluturojnë me aeroplanët e tyre dhe të përdorin mjete të mbrojtjes ajrore
Lufta në Ukrainë/ Betejë e fortë në mbrojtje të qytetit ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Europë
Kryebashkiaku i Enerhodar, vendi ku ndodhet ndërtesa më e madhe në Europë e energjisë bërthamore, ka thënë se forcat ruse janë shumë pranë qytetit dhe se trupat ukrainase janë duke bërë një betejë të fortë për ta mbrojtur.
Ky vend është një qendër kryesore energjetike në jug të vendit në lumin Dnipër dhe furnizon rreth një të katërtën e energjisë së Ukrainës nëpërmjet centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s.
Dmytro Orlov tha se një autokolonë e madhe ruse po i afrohej qytetit dhe i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi.
Javën e kaluar, forcat ruse morën Chernobyl-in, në veri të Ukrainës, ku në fakt ka ndodhur edhe katastrofa më e madhe nukleare në Europë./
Zelensky kërkon nga NATO t’i dërgojë aeroplanë luftarakë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi sot i bëri thirrje Perëndimit që t'i dërgojë avionë luftarakë.
"Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt (të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë), atëherë më jepni aeroplanë," tha ai.
"Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës," shtoi ai.
Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.
Alarmon personi që dëgjoi bisedën Macron-Putin: Më e keqja s’ka ardhur ende
Gjatë telefonatës 90 minutëshe, presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se ai do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë, tha për gazetarët një burim i Pallatit Élysée.
“Fatkeqësisht, kjo bisedë ishte një rast për të dëgjuar se presidenti Putin do të vazhdojë me ndëhyrjet ushtarake dhe se kësaj do t’i shkojë deri në fund”, citohet të ketë thënë burimi.
Burimi ka zbuluar se Macron i ka thënë Putinit se pasojat për Rusinë do të jenë më afatgjate, duke shtuar se në bazë të asaj që ka dëgjuar ende s’ka ndodhur më e keqja.
“Duke mos dashur të parashikoj, ne duhet të presim më të keqen që s’ka ardhur ende. Presidenti (francez) tha kështu edhe dje. Nuk ka asgjë që të na qetësojë me atë që tha Putini sot”.
Ndërkohë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se Putin dhe Macron kishin “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh mbi situatën rreth Ukrainës”.
Mbrojtja ajrore e Kievit rrëzon raketën ruse mbi qytet
Mbrojtja ajrore e ushtrisë së Ukrainës ka rrëzuar një raketë ruse mbi kryeqytetin Kiev.
Mediumi Nexta ka publikuar disa fotografi të raketës së rrëzuar.
“Mbrojtja ajrore e Kievit e ka rrëzuar raketën ruse mbi qytet”, thuhet në postim.
#Kyiv's air defense shot down a #Russian cruise missile over the city. pic.twitter.com/XiBV50GUVb
— NEXTA (@nexta_tv) March 3, 2022
Gjatë ditës, ushtria ukrainase ka rrëzuar edhe një aeroplan luftarak rus.
BE miraton masa urgjente për të mbrojtur refugjatët ukrainas
Bashkimi Evropian është pajtuar për të ofruar mbrojtje të përkohshme për qindra mijëra refugjatët që hyjnë në bllokun evropian, teksa tentojnë t’i ikin pushtimit rus dhe bombardimeve në qytetet përreth Ukrainës.
Komisionarja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson e ka konsideruar vendimin “historik” më 3 mars, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrat e 27 vendeve anëtare.
“Vendim historik, tani. BE-ja do të ofrojë mbrojtje të përkohshme për ata që i ikin luftës në Ukrainë”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.
E ashtuquajtura Direktiva për Mbrojtje të Përkohshme, aplikohet për ukrainasit dhe personat që kanë pasur vendbanim Ukrainën, si dhe për familjarët e tyre që janë zhvendosur nga konflikti.
Personat që nuk kanë shtetësi ukrainase, apo personat që kanë jetuar ilegalisht në Ukrainë, të cilët nuk mund të kthehen në vendin e origjinës, do të përfshihen po ashtu në skemë, ka thënë BE.
Mbrojtja e përkohshme do të zbatohet menjëherë dhe do të zgjasë një vit.
Ajo mund të vazhdohet automatikisht për periudhë gjashtëmujore.
Kombet e Bashkuara kanë thënë më 3 mars se teksa konflikti ka hyrë në ditën e tetë, më shumë se 1 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina.
Rreth 600,000 prej tyre kanë kaluar kufirin me Poloninë, vend anëtar i BE-së.
Gjermania duhet të ngrijë asetet e oligarkëve rusë “menjëherë”, kërkon Ministri gjerman i Ekonomisë
Gjermania duhet të ngrijë menjëherë asetet e oligarkëve rusë si pjesë e sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, kërkoi të enjten ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
“Pasuritë e oligarkëve duhet të ngrihen menjëherë dhe unë supozoj se agjencitë përkatëse të qeverisë federale do të ndërmarrin hapat e nevojshëm”, tha Habeck para gazetarëve në Berlin pas bisedimeve me drejtuesit e biznesit gjerman.
Procesi i ngrirjes së aseteve të miliarderëve rusë në Gjermani do të përfshijë ministritë e financave dhe drejtësisë të Gjermanisë, si dhe kancelarinë, shtoi ai, raporton cnn.
Theksojmë se që nga pushtimi i Putinit në Ukrainë, qeveritë perëndimore kanë kërkuar të ngrijnë asetet e oligarkëve jashtë shtetit së bashku me ato të Putinit, si dhe t’i pengojnë ata të udhëtojnë.
Sanksionet veprojnë si një ndëshkim për klasën sunduese të Rusisë dhe si një kupë në përpjekje për të detyruar Putinin të tërhiqet.
Dje, Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se po hap një njësi speciale për të ndihmuar në zbatimin e sanksioneve kundër zyrtarëve të qeverisë ruse dhe oligarkëve, duke synuar jahtet, aeroplanët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera të tyre.
***
Rusia paralajmëron se luftëtarët e huaj në Ukrainë do të përballen me pasoja
Rusia ka lëshuar një paralajmërim për të huajt që planifikojnë të luftojnë kundër forcave ruse në Ukrainë, duke thënë se ata do të përballen me procedura penale nëse kapen.
“Dua të theksoj zyrtarisht se të gjithë mercenarët e dërguar nga Perëndimi për t’i ndihmuar regjimit nacionalist të Kievit, nuk do të kenë të drejtë të statusit të të burgosurve të luftës”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, sipas agjencisë së lajmeve, Interfax.
Konashenkov ka shtuar se secili që po shqyrton mundësinë e përfshirjes duhet të mendojë “shtatë herë para se të niset” pasi Rusia do t’i mbajë “përgjegjës penalisht” nëse kapen.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për të huajt që t’i bashkohen luftës kundër Rusisë, duke iu garantuar hyrje të gjithë vullnetarëve nga jashtë.

Ai ka vlerësuar të enjten se legjioni me të huaj pritet të ketë rreth 16.000 luftëtarë.
Zelensky ka thënë se vullnetarët e parë veçse kanë arritur.
“Ata po vijnë të mbrojnë lirinë, jetën. Për ne, për të gjithë ne”.
Shkon në 22 numri i të vdekurve nga sulmi në Chernihiv të Ukrainës
Ka shkuar në 22 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ajror të Rusisë që goditi dy shkolla dhe shtëpi private në rajonin Chernihiv të Ukrainës, ka bërë të ditur Shërbimi Emergjent i Ukrainës.

The Kyiv Independent ka raportuar se disa shkolla, çerdhe dhe një spital ishin afër.
Biden planifikon sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë
Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden po planifikon të vendosë sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë dhe anëtarëve të familjeve të tyre sa më shpejt të enjten, thanë burime të njohura me këtë çështje.
Sanksionet pritet të ndjekin lirshëm një listë të oligarkëve të sanksionuar nga Bashkimi Evropian në fillim të kësaj jave, megjithëse nuk do të jenë identike, tha një person.
Një numër i të njëjtëve individë do të sanksionohen nga SHBA.
Megjithatë, paketa amerikane do të jetë më e shtrirë, duke përfshirë ndalimet e udhëtimit dhe synimin e anëtarëve të familjes, transmeton CNN.
***
Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit të Khersonit në jug të Ukrainës, qyteti i parë i madh që u pushtua nga rusët.
Kryebashkiaku i qytetit të Mariupolit tha se trupat ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike, ushqimin, ujin dhe ngrohjen.
Presidenti rus, Vladimir Putin i tha presidentit francez, Emmanuel Macron se Rusia do të demilitarizojë me sukses Ukrainën dhe paralajmëroi se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në shtimin e kërkesave të Moskës, raporton BBC.
Një raund i dytë bisedimesh ka filluar në Bjellorusi, mes Ukrainës dhe Rusisë, me Ukrainën që shpreson të sigurojë një kalim të sigurt për civilët që ikin nga lufta
Rusia përballet me një hetim për krime lufte pasi ushtria e saj u akuzua për bombardimin e civilëve.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se një luftë e tretë botërore do të ishte bërthamore, por ai thotë se kjo nuk është diçka që rusët po mendojnë.
Kievi mbetet nën kontrollin e qeverisë, megjithëse ka pasur disa shpërthime të mëdha.
BE-ja ndan 1.2 miliard euro për Ukrainën
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, ka njoftuar se BE-ja ka ndarë 1.2 miliard euro për të ndihmuar Ukrainën në përballjen e saj me agresionin rus.
Së paku 600 milionë euro do t’ia sigurojnë në mars, pa kushte.
“Jam i nderuar që sot nënshkrova memorandumin e mirëkuptimit për rreth 1.2 miliard euro për ndihmë makrofinanciare nga BE-ja për Ukrainën. Kjo do të ofrojë mbështetje për qeverinë ukrainase, duke ndihmuar për të financuar nevojat e tyre derisa po luftojnë heroikisht kundër agresionit barbar të Rusisë”.
Ukraina në vazhdimësi ka bërë thirrje për ndihma më të mëdha nga aleatët e saj perëndimorë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe financiar.
Shpëtohen gjashtë persona, u përmbysën me anije në brigjet Odessas në Ukrainë
Janë shpëtuar gjashtë persona pasi një anije mallrash nga Estonia u fundos në brigjet e Odessa për shkak të një shpërthimi, tha një zyrtar i lartë ukrainas për Reuters.
Anija e mallrave Helt në pronësi të Estonisë ishte përmbysur këtë pasdite.
Victor Vyshniov, nënkryetari i administratorit detar të Ukrainës, tani ka thënë se gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar nga shërbimi i shpëtimit të Ukrainës.
Të gjashtë janë dërguar në spital në Chernomorsk aty pranë për shkak të qëndrimit në ujë të ftohtë.
Vyshniov nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me shkakun e ngjarjes.
Lexo edhe: Mijëra të vrarë, bombardohen qytetet, Kievi dhe Kharkivi rezistojnë, merret qyteti i parë pas 1 jave
Macron, Putinit: Po bën gabim të madh në Ukrainë, do të kushtojë shtrenjtë
Presidenti francez Emmanuel Macron i tha Vladimi Putinit të Rusisë se po bënte një ‘gabim të madh’ në Ukrainë, se po mashtronte veten për qeverinë në Kiev dhe se lufta do t’i kushtonte shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë, tha një zyrtar francez.
Në bisedën telefonike të iniciuar nga Putin të enjten, udhëheqësi rus përsëriti vendosmërinë e tij për të siguruar neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës, qoftë diplomatikisht apo me armë, tha zyrtari për Reuters.
“Nuk kishte asgjë në atë që tha Presidenti Putin që mund të na qetësonte”, tha këshilltari presidencial francez.
“Ti po gënjen veten”, i tha Macroni, Putinit, tha zyrtari. “Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, vendi juaj do të përfundojë i izoluar, i dobësuar dhe nën sanksione për një kohë shumë të gjatë”.
Një javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ja çfarë duhet të dini
Është mesi i pasdites në Kiev, shtatë ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Këtu janë zhvillimet më të fundit të ditës së sotme:
Rusia shtrëngon jugun e Ukrainës: Forcat ruse po luftojnë për të marrë kontrollin e qyteteve strategjike në jug të Ukrainës, pas shtatë ditësh luftimesh intensive.
Mariupol nën rrethim: Kryebashkiaku Vadym Boichenko tha se ushtria ruse po krijon një “katastrofë humanitare” në qytetin port.
Beteja për Kherson: Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Khersonit tregoi se kishte rënë të mërkurën, duke thënë se forcat ukrainase ishin larguar. Megjithatë, sipas inteligjencës ushtarake britanike, situata mbetet e paqartë.
Vala e refugjatëve: Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë, sipas OKB-së. Këtu mund të mësoni se si të mbështesni përpjekjet humanitare në Ukrainë.
Bisedimet e pritshme: Një raund i dytë bisedimesh do të zhvillohet të enjten në Bjellorusi midis delegacioneve ruse dhe ukrainase. Raundi i parë të hënën zgjati pesë orë dhe përfundoi pa përparim.
Moska ndryshon taktikën: trupat ruse po angazhohen në sulme më të drejtpërdrejta në qytetet ukrainase pasi përpjekjet për të rrethuar objektiva si Kievi u frustruan, tha një zyrtar i NATO-s, raporton CNN.
Granatimet në Kharkiv: Në verilindje të Ukrainës, 34 civilë u vranë nga sulmet ruse në rajonin e Kharkiv në 24 orët e fundit, njoftuan shërbimet e urgjencës këtë mëngjes.
Thellohet izolimi rus: Vazhdojnë të shpallen sanksione dhe sekuestrime asetesh, ndërsa Formula 1 ka përfunduar marrëveshjen e saj për Çmimin e Madh të Rusisë.
Kina mohon kërkesën e supozuar: Kina ka hedhur poshtë një raport të inteligjencës perëndimore që pretendonte se zyrtarët kinezë i kërkuan Rusisë të shtynte pushtimin e saj deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.