Kryeministri i Gjeorgjisë Irakli Garibashvili ka nënshkruar sot aplikimin për anëtarësimin e Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.
Ai e quajti këtë ditë historike dhe një hap të rëndësishëm drejt bashkimit në familjen e madhe europiane.
“Sot është një ditë historike për Gjeorgjinë. Në emër të vendit po nënshkruaj aplikimin për anëtarësim në BE”, tha ai.
“Kërkesa e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit europian – një fazë që nis një faqe të re në historinë tonë dhe vazhdon përpjekjet e paraardhësve tanë, të cilët synuan bashkimin në familjen e përbashkët europiane”, tha kryeministri gjeorgjian.
Ndryshe, të hënën për anëtarësim në BE ka aplikuar edhe Ukraina, ndërkohë që territori i saj ndodhet në luftë me pushtuesin rus.
Edhe Gjeorgjia sikur Ukraina janë shtete të dala nga ish-Republika Socialiste Federale Sovjetike e Rusisë.