“Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?”, Zelensky i bën ftesën e papritur Putinit

Evropë

“Unë nuk kafshoj, nga çka frikësohesh?”, Zelensky i bën ftesën e papritur Putinit

Më: 3 mars 2022 Në ora: 17:48
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të takohet me të, duke e hedhur propozimin me sarkazëm.

“Uluni me mua për të negociuar, jo në 30 metra”, ka thënë Zelensky të enjten, me sa duket duke iu referuar fotove të fundit të Putinit të ulur në një skaj të një tavoline jashtëzakonisht të gjatë kur u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Unë nuk kafshoj. Nga çka frikësohesh?", ka thënë Zelenskyy në një konferencë shtypi të enjten.

Zelenskyy ka shtuar se ishte e arsyeshme të kishte bisedime.

"Çdo fjalë është më e rëndësishme se të shtënat", është shprehur ai.

Kërkesa e tij për takim me Putinin vjen në kohën kur palët ruse e ukrainase janë duke zhvilluar rundin e dytë të bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat