Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit

Evropë

Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit

Më: 3 mars 2022 Në ora: 17:49
Ilustrim

Rusia ka lëshuar “më shumë se 480” raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, ka njoftuar zyrtari amerikan i mbrojtjes

Rusia ka lëshuar “më shumë se 480” raketa të “të gjitha madhësive dhe vijave” në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë, raporton CNN.

“Më shumë se 230” nga ato 480 gjithsej “vinin nga brenda Ukrainës”, ka thënë ai.

Pjesa tjetër më e madhe e raketave vijnë nga Rusia, “rreth 160 nga Rusia” dhe rreth 70 vijnë nga Bjellorusia, dhe një numër shumë i vogël, më pak se 10 vijnë nga Deti i Zi.

Ndërsa hapësira ajrore mbi Ukrainën “mbetet e kontestuar”, SHBA vlerëson se “sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës mbeten të paprekura” dhe efektive, ka thënë zyrtari.

Tutje, ai ka thënë se ata vazhdojnë të jenë në gjendje të fluturojnë me aeroplanët e tyre dhe të përdorin mjete të mbrojtjes ajrore

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat