Rritet në rreth 250 numri i civilëve të vrarë në Ukrainë, prej tyre 17 fëmijë

Evropë

Rritet në rreth 250 numri i civilëve të vrarë në Ukrainë, prej tyre 17 fëmijë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:08
Pamje nga lufta në Ukrainë

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka përditësuar të dhënat e saj zyrtare të civilëve të vrarë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë.

Sipas këtyre të dhënave, rreth 249 njerëz janë vrarë dhe 533 janë plagosur në total.

Rreth 17 nga të vrarët ishin fëmijë dhe 27 ishin gra, zbuloi numërimi i fundit.

Zyra e të Drejtave ka thënë se shifrat e saj janë një numër më i ulët në krahasim me numrin real, pasi përdor metodologji strikte dhe numëron vetëm viktima të konfirmuara.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas kanë thënë të mërkurën se 2,000 civilë ishin vrarë deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat