Zelensky paralajmëron: Pas Ukrainës, janë këto 3 vende që do të sulmohen nga Rusia

Evropë

Zelensky paralajmëron: Pas Ukrainës, janë këto 3 vende që do të sulmohen nga Rusia

Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:15
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Zelensky paralajmëron se pas Ukrainës e kanë rradhën të sulmohen vendet Baltike.

Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi, ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë. Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës.” – u shpreh Presidenti ukrainas.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat