Gjenerali rus Andrei Sukovetsky u vra dje në luftime të ashpra në Ukrainë dhe sipas disa mediave ruse dhe ukrainase dhe Daily Mail, gjenerali u vra nga një plumb snajperi nga një ushtar ukrainas.
Vdekja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, por kolegu i tij e ka postuar në rrjetet sociale.
Më tej Daily Mail pretendon se një tjetër burim ushtarak ka konfirmuar se gjenerali është vrarë nga një snajper dhe se varrimi i tij ka të ngjarë të bëhet të shtunën.
Sipas Ukrainës, brenda një jave forcat ruse humbën afërsisht: 9000 ushtarë, 217 tanke, 900 transportues të blinduar, 90 copë artileri, 42 MLRS, 11 copë armë kundërajrore, 30 avionë, 31 helikopterë, 374 automjete luftarake, dy anije, 60 tanke dhe 3 dronë.
Rusët njoftuan për herë të parë dje se kanë pasur viktima, duke thënë se 498 ushtarë të tyre janë vrarë.