Macron tregon detaje për bisedën me Putinin: Refuzon të ndalë sulmet ndaj Ukrainës

Evropë

Macron tregon detaje për bisedën me Putinin: Refuzon të ndalë sulmet ndaj Ukrainës

Më: 3 mars 2022 Në ora: 22:14
Emmanuel Macron dhe Putin

Në një postim në Twitter, presidenti francez Emmanuel Macron tha se gjatë një bisede me presidentin rus këtë mëngjes, ai përsëri refuzoi të ndalonte sulmet kundër Ukrainës .

“Kam folur me presidentin Putin këtë mëngjes. Ai refuzon të ndalojë sulmet e tij ndaj Ukrainës në këtë pikë. Është jetike të ruhet dialogu për të shmangur tragjedinë njerëzore.”

Macron tha se do të vazhdojë të komunikojë me Putinin, duke shtuar se

“Duhet të shmangim më të keqen. Mbajtja e dialogut për të mbrojtur njerëzit, marrja e masave që do të shmangin tragjedinë njerëzore, duke i dhënë fund kësaj lufte: ky është qëllimi i angazhimit tim përkrah Presidentit Zelensky dhe komunitetit ndërkombëtar. Unë jam dhe do të mbetem plotësisht i vendosur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat