Ish-ambasadori britanik: Kjo është dobësia më e madhe e Putinit, dy mënyrat se si do të rrëzohet ai

Evropë

Ish-ambasadori britanik: Kjo është dobësia më e madhe e Putinit, dy mënyrat se si do të rrëzohet ai

Nga: A.ZH Më: 3 mars 2022 Në ora: 23:03
Dëme pas granatimeve të ndërtesave në qendër të Kharkiv, Ukrainë (EPA)

Vladimir Putin mund të përballet me një "kryengritje masive" në vazhdën e përpjekjeve të tij për të kufizuar komunikimet dhe aksesin në mediat sociale në Rusi, tha të enjten ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Moskë.

Duke folur për BBC Radio 4, Sir Roderic Lyne pohoi se telefonat celularë janë "dobësia më e madhe" e presidentit rus në përpjekjet e tij për të mbyllur disa pjesë të internetit, përcjell Bota sot.

Ai paralajmëroi se miqtë dhe anëtarët e familjes që jetojnë në vende të tjera do të dërgojnë fotografi të "së vërtetës" të manovrave të Putinit në Ukrainë për ata që jetojnë në Rusi.

Image
Sir Roderic Lyne

Kjo vjen pasi Putini javën e kaluar urdhëroi mediat e pavarura të heqin referencat për "sulmin, pushtimin ose shpalljen e luftës" të Rusisë, ose do të përballen me bllokimin dhe gjobitjen.

"Unë mendoj se zoti Putin është shumë nervoz për humbjen e kontrollit dhe humbjen e punës së tij", tha Sir Roderic, përcjell Bota sot.

“Dobësia e tij më e madhe është celulari. Ai do të përpiqet të mbyllë pjesë të internetit nëse mundet dhe të shtypë mediat sociale. Kjo është mjaft e vështirë. KGB-ja në të cilën ai u rrit nuk kishte pse të merrej me telefonat celularë.
Çdo rus ka një telefon celular. Ukrainasit po thërrasin miqtë dhe të afërmit e tyre në Rusi. Ata po dërgojnë fotografi të së vërtetës në Rusi"
, tha ish-ambasadori.

Image
Një pamje e dëmeve të rënda në zonën e banimit të Borodyanka, në periferi të Kievit (AP)

“Rreth tre milionë rusë janë larguar nga Rusia nën sundimin e Putinit, njerëz të mirë që tani jetojnë në Britani, në Evropë, në Izrael, në Amerikën e Veriut dhe të gjithë flasin me miqtë dhe të afërmit në Rusi. Kështu që e vërteta do të del dhe Putini nuk mund ta ndalojë atë.”

Image
Refugjatët mbërrijnë në qytetin kufitar hungarez të Zahony me një tren që ka ardhur nga Ukraina (Getty Images)

Ai paralajmëroi se presidenti mund të përballet me një "kryengritje masive" nga popullata ruse ose nga brenda Kremlinit nën peshën e sanksioneve perëndimore.

Por Sir Roderic shtoi se mund të duhen vite që presidenti rus të rrëzohet nga posti i presidentit.

Ai shtoi: “Ka dy mënyra në të cilat Putini mund të detyrohet të largohet nga pushteti. Njëra do të ishte një kryengritje masive.

Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti, sepse ai do të përdorë represionin maksimal absolut për ta ndaluar atë.

Dhe tjetra do të ishte një punë e brendshme nga njerëz shumë të afërt me të, të cilët arrijnë në përfundimin se ky gabim i tmerrshëm po i kushton shumë shtrenjtë Rusisë...kjo mund të mos ndodhë së shpejti"./Botasot

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat