Granatimet e Rusisë ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës janë një "sulm serioz dhe i pamatur në një vend bërthamor" që i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet ta marrë shumë seriozisht.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Raab i tha BBC Breakfast: Është shumë e vështirë të besosh se nuk është bërë qëllimisht, por në çdo rast është e paligjshme të sulmosh një vend si ky, të mos bësh kujdesin e duhur mbi të dhe të vazhdosh ta bombardosh atë kur ka zjarr dhe Shërbimet e urgjencës po i përgjigjen kësaj.
Ai tha se e kupton se nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm në vend.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thirrur një debat urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për të "rritur presionin mbi makinën e luftës së Putinit".