Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit rus në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se një sulm i tillë do mund të kishte pasoja katastrofike.
“Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike.
Ata duhet të ndalojnë menjëherë. Granatimet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin #Zaporizhzhya mund të rrezikojnë të gjithë Evropën”, ka shkruar Borrell.
Russian attacks in the direct vicinity of Ukraine’s nuclear power plants can have catastrophic consequences. They must stop immediately.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 4, 2022
Shelling & resulting fire at #Zaporizhzhya powerplant can endanger the whole of Europe.
Support call for an emergency @UN Security Council.