Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy para pak çastesh tha se e mirëpret themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit për të hetuar faktet e krimeve të luftës ruse kundër Ukrainës.
Në një postim në tëitter, Zelenskyy theksoi se provat do të dokumentohen dhe do të përdoren në Gjykatat ndërkombëtare dhe se kriminelët rusë të luftës do të mbajnë përgjegjësi.
“Unë mirëpres themelimin nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së të Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit për të hetuar faktet e krimeve të luftës ruse kundër Ukrainës.
Provat do të dokumentohen dhe do të përdoren në gjykatat ndërkombëtare. Kriminelët rusë të luftës do të mbahen në përgjegjësi”.