Kryqi i Kuq: Ukraina përballet me krizë shkatërruese humanitare

Evropë

Kryqi i Kuq: Ukraina përballet me krizë shkatërruese humanitare

Më: 4 mars 2022 Në ora: 13:28
Kryqi i Kuq në Ukrainë

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, është duke paralajmëruar se Ukraina përballet me “kriza shkatërruese humanitare”, teksa numri i viktimave rritet dhe spitalet me vështirësi menaxhojnë situatën.

Në një deklaratë të lëshuar nga Gjeneva, Kryqi i Kuq ka thënë se qasja duhet t’i garantohet tani dhe “nuk duhet të vonohet deri në një armëpushim eventual në të ardhmen”.

Lexo edhe: LIVE: Rusia merr kontrollin e centralit bërthamor ukrainas pas sulmit, frikë për katastrofë “10 herë më të madhe se Çernobili”

Në deklaratë janë përmendur obligimet që dalin nga Konventa e Gjenevës, përfshirë ndaljen e sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, qasjen në kujdes shëndetësor, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, si dhe mbrojtje të atyre që janë plagosur apo janë burgosur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat