Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, që është besnik i verbër i presidentit rus Putin, e ka quajtur këtë të fundit strateg largpamës për agresionin e nisur ushtarak në Ukrainë.
Kadyrov ka publikuar një foto të ushtarëve çeçenë ku ka shkruar se janë të gatshëm të luftojnë kurdo që marrin urdhërin e Putinit.
“Asnjë lëshim në negociata, edhe nëse ato vazhdojnë. Vetëm përpara dhe jo një hap prapa. Ne kemi të gjithë forcën për të përfunduar atë që kemi filluar, dhe nëse është e nevojshme, atëherë e gjithë Rusia sot është vullnetare.
Unë gjithmonë kam deklaruar se Vladimir Putin është një strateg largpamës. Dhe ne presim porosinë e tij të radhës. Thjesht thuaj. Ne jemi gati. Ne jemi të gjithë në rezervë”, ka shkruar ai.