A do të ketë takim ‘kokë më kokë’ Putin dhe Zelensky?

Evropë

A do të ketë takim ‘kokë më kokë’ Putin dhe Zelensky?

Më: 4 mars 2022 Në ora: 16:32
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Zyrtarët ukrainas dhe rusë pritet të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve këtë fundjavë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga pushtimi i Moskës.

“Raundi i tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm”, tha këshilltari i Presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak. Raundi i parë i bisedimeve pa zyrtarë nga të dyja palët, që u mbaj në kufi me Bjellorusinë, patën shumë pak përparime, ndërkohë që bombardimet ruse vijuan.

Ndërkohë, në takimin e dytë ndërmjet zyrtarëve, Rusia ra dakord për nevojën për armëpushim të përkohshëm në korridoret humanitare për të lejuar civilët të largohen nga luftimet. Por Ukraina tha se ky rezultat nuk ishte rezultati që priste, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar më herët presidentit rus Vladimir Putin bisedime kokë më kokë, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat