Qyteti ukrainas i Mariupolit nuk ka ujë, ngrohje apo energji elektrike dhe po i mbaron ushqimi.
Kjo pasi u sulmua nga forcat ruse për pesë ditët e fundit, tha kryebashkiaku i tij në një apel televiziv.
Vadym Boychenko, kryebashkiak i Mariupolit, tha se bëri thirrje për një korridor humanitar për të evakuuar civilët nga qyteti port juglindor.
“Ne thjesht po shkatërrohemi”, tha ai, shkruan The Guardian.