BBC britanike njoftoi sot se do të pezullojë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve dhe stafit mbështetës në Rusi pas futjes së një ligji të ri që mund të dërgojë në burg këdo që shpërndan lajme të rreme.
Drejtori i BBC-së, Tim Davey, tha në një deklaratë se ligji duket se kriminalizon procesin e gazetarisë së pavarur.
Kështu raporton Reuters.
"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve të BBC News dhe stafit mbështetës në Federatën Ruse, ndërsa vlerësojmë implikimet e plota të këtij zhvillimi të padëshiruar," tha ai.