Ukrainasja që prodhon bomba në një lokal nëntokësor

Evropë

Ukrainasja që prodhon bomba në një lokal nëntokësor

Më: 4 mars 2022 Në ora: 19:21
Aleksandra Vinokur

Ndërsa Ukraina po përballet me sulmet ruse, shumë qytetarë janë detyruar të braktisin vendin për të shpëtuar jetën e tyre.

Ndërkohë të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë duke kontribuuar në mënyra të ndryshme.

30-vjeçarja, Aleksandra Vinokur është një prej grave e cila ka zgjedhur të qëndrojë. Ajo ka ndihmuar forcën e mbrojtjes territoriale në kryeqytet.

Vinokur si shumë të tjerë në moshën e saj po ndihmon për të siguruar karburant , ushqime si edhe gatime për vullnetarë të forcave mbrojtëse. Ajo kryen edhe detyra të tjera si marrja e insulinës për diabetikët dhe ilaçet për persona të moshuar, dhe persona me aftësi të kufizuara që nuk mund të largohen nga qyteti.

Por një nga detyrat e saj ka qenë dhurimi i gjakut për luftëtarët e plagosur.

“Ka shumë të lënduar dhe spitalit i duhet shumë gjak. I dhashë që t’i jepej një personi tjetër, ata morën më shumë se ç’duhej dhe fillova të kisha probleme. Tashmë më duhet të shërohem përpara se të mund të dhuroj sërish gjak”, ka thënë ajo.

Por pavarësisht kësaj, ajo nuk qëndron duarkryq  pasi prodhon bomba në një lokal nëntokësor.

E pyetur nëse ajo do të largohej nëse rusët do të afroheshin, ajo tha: Nuk do të shkoj askund, ky është vendi i , toka ime. Do qëndroj nuk kam asgjë për humbur.

Ai fëmijë i vetëm ajo zotëronte një agjenci udhëtimesh dhe punonte si IT në një kompani.

Ndër të tjera Vinoku është e frikësuar sepse së shpejti supermarket do të mbeten pa ushqime.

“Kemi probleme , gjysma e rafteve janë bosh, nuk e di si do jetë bena një jave”, ka thënë më tej ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat