Presidenti i Ukrainës i drejtohet Evropës: Nëse Ukraina bie, bini dhe ju

Evropë

Presidenti i Ukrainës i drejtohet Evropës: Nëse Ukraina bie, bini dhe ju

Më: 4 mars 2022 Në ora: 20:21
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje evropianëve që t’i dalin në krah vendit të tij.

“U bëj thirrje evropianëve që të mos heshtin,” tha ai.

“Dilni nëpër rrugë dhe mbështesni Ukrainën.”

Presidenti ukrainas, i cili me qëndrimet e mbajtura që prej nisjes së luftës është kthyer në simbolin e rezistencës, u shpreh po ashtu se nëse Ukraina nuk reziston dot, do të bjerë edhe Evropa.

“Nëse ne biem, do të bini edhe ju. Ju lutem mos heshtni. Mos bëni një sy qorr në këtë rast.”

Kujtojmë se që nga fillimi i pushtimit mes Ukrainës dhe Rusisë janë zhvilluar deri më tani dy takime për negocime dhe i radhës pritet të mbahet këtë fundjavë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat