Planet fillestare politike të Rusisë për Ukrainën duket se kanë shkuar keq, ashtu si ato të ushtrisë së tyre.
Megjithatë, ky dështim po ngre frikën se çfarë taktikash mund të kërkojnë të përdorin, me zyrtarët e inteligjencës evropiane që paralajmërojnë për taktika më represive si rezultat.
Gjatë disa viteve, shërbimi rus i sigurisë, FSB, është përpjekur të rekrutojë rrjete agjentësh në të gjithë Ukrainën, të cilët mund të aktivizoheshin kur tw fillonte ndonjw pushtim. Ata pritej të përpiqeshin të merrnin institucionet kryesore.
Por shpresat për një lloj grusht shteti të shpejtë janë zbehur. Kjo mund të ketë qenë për shkak të parashikimeve tepër optimiste për madhësinë dhe aftësinë e rrjeteve të fshehta dhe dështimin për të vlerësuar shkallën e rezistencës ukrainase.
Kjo do ta lërë Moskën të përpiqet të ripërpunojë planet e saj politike dhe ushtarake.
FSB do të jetë përgjegjëse për zbatimin e pushtetit politik në qytete pasi ushtria t’i ketë marrë ato.
Zyrtarët e inteligjencës evropiane kanë paralajmëruar për strategjitë që Rusia mund të përdorë teksa kërkon të shtypë rezistencën në çdo qytet që pushton.
“Zyrtarët rusë kanë konsideruar masa agresive për të shtypur protestën dhe rezistencën e mundshme”, tha njëri për BBC.
“Këto masa kanë përfshirë kontrollin e dhunshëm të turmës, ndalimin represiv të organizatorëve të protestës dhe ndoshta ekzekutimet publike për të penguar protestuesit ukrainas”.