Zbulohet e vërteta e madhe, Vuçiq qëndron prapa protestës proruse në Beograd - Shihni pamjet

Evropë

Zbulohet e vërteta e madhe, Vuçiq qëndron prapa protestës proruse në Beograd - Shihni pamjet

Më: 4 mars 2022 Në ora: 21:13
Aleksander Vuçiq dhe Vladimir Putin

Qytetarë serbë kanë marshuar në Beograd të premten duke valëvitur flamuj rusë dhe duke mbajtur fotografi të presidentit Vladimir Putin, në një shfaqje të rrallë të mbështetjes publike për Moskën pas sulmit të saj në Ukrainë.

Serbia po kryen një akt delikat balancues midis aspiratave të saj evropiane, partneritetit me NATO-n dhe aleancës së saj shekullore fetare, etnike dhe politike me Rusinë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili përballet me zgjedhjet muajin e ardhshëm, në të cilat duhet të ruajë mbështetjen e qytetarëve me prirje ruse, ka theksuar në ditët e fundit në mënyrë të përsëritur mbështetjen për Moskën në Kombet e Bashkuara, ku ajo ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq, një lider që është plotësisht nën kontrollin e Rusisë dhe Putinit, duket se tërthorazi qëndron edhe pas organizimit të protestës sonte në Beograd në mbështetje të Putinit.

Ja pse… Organizatori i protestës në Beograd është Damjan Knezheviq (Narodna Patrola).

Image
Damjan Knezheviq

Në një tekst të publikuar kohë më parë në media serbe, Knezheviq shihet në një protestë kundër Kosovës bashkë me djalin e presidentit serb, Danilon.

Në këtë foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqese e Lëvizjes “Zavetnici”, e njohur si shumë proruse.

Image
Damjan Knzheviq (djathtas) dhe Danilo Vuçiq

Knezheviq njihet si radikal i madh dhe shpeshherë ka organizuar protesta kundër Kosovës, derisa gjuha e tij i ngjanë nacionalistëve serbë në krye me Millosheviqin të cilët në vitet e 90-ta shkaktuan gjenocid në Kosovë dhe vendet tjera përreth.

Kjo fotografi është argument i fuqishëm dhe e mbështetë tezën se Aleksandar Vuçiq qëndron pas kësaj proteste.

Image
Danilo dhe Aleksandar Vuçiq

Ai e ktheu për 90 shkallë qëndrimin e Serbisë me votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mirëpo qëllimi i tij i vërtetë është që tash të duket properëndimor krahas ultranacionalistëve proruse. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat