Macron jashtëzakonisht i shqetësuar për sigurinë bërthamore në Ukrainë

Evropë

Macron jashtëzakonisht i shqetësuar për sigurinë bërthamore në Ukrainë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 21:48
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu të premten shqetësimin lidhur me sigurinë bërthamore në Ukrainë pasi termocentrali më i madh bërthamor në Evropë u sulmua dhe u kap nga forcat pushtuese ruse.

Macron tha se është "jashtëzakonisht i shqetësuar për rreziqet për sigurinë bërthamore, sigurinë dhe zbatimin e masave mbrojtëse ndërkombëtare që rezultojnë nga pushtimi rus i Ukrainës", tha presidenca franceze në një deklaratë.

Ai shtoi se Franca në orët e ardhshme do të propozojë "masa konkrete" për të garantuar sigurinë e pesë vendeve kryesore bërthamore në Ukrainë.

Reagimi vjen pas kapjes së uzinës së Zaporizhjas nga forcat ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat