Sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss ka dërguar një mesazh të prerë për mbështetësit e presidentit rus Vladimir Putin, të cilët po e ndihmojnë dhe përkrahin në pushtimin e Ukrainës.
Ajo ka thënë mbështetësit e Putinit s’do të kenë ku të fshihen më.
Sipas saj, sanksionet që do të vendosen së shpejti përmes legjislacionit të ri emergjent, do të jenë të papërballueshme.
We have shown Putin that his invasion has consequences. In addition to one of the world’s biggest sanctions packages against Russia, we are ratcheting up pressure by introducing emergency legislation to go faster and harder on Putin’s enablers.
— Liz Truss (@trussliz) March 4, 2022
They will have nowhere to hide.
“I kemi thënë Putinit se invazioni i tij do të ketë pasoja. Përveç pakove më të mëdha të sanksioneve në botë, jemi duke punuar që ta propozojmë një legjislacion të ri emergjent për t’i goditur më shpejt mbështetësit e Putinit. S’do të kenë ku të fshihen më”, ka shkruar ajo.
Britania e Madhe ka qenë një prej shteteve që e ka sanksionuar rëndë Rusinë që prejse filloi ekspeditën e saj të pushtimit në Ukrainë. Kryeministri Boris Johnson ka dhënë deklarata të fuqishme, duke i shoqëruar edhe me veprime.
Ai po ashtu, ka vizituar edhe Poloninë, shtetin fqinj të Ukrainës, që po pranon pjesën më të madhe të refugjatëve të luftës.