Në mesin e shumë personave që po ikin nga Ukraina, janë edhe studentët e huaj.
Ata po studionin në Universitetin Kombëtar të Mjekësisë Vinnitsa në Ukrainën qendrore.
Psikologja Anastasia, 20-vjeçare, u largua nga Kievi, bashkë me qenushin gjashtë javësh që e bleu një ditë para pushtimit, raporton BBC.
Ajo u largua kur disa ndërtesa pranë shtëpisë së saj u goditën nga shpërthimet.
Anastasia shton se ka parë skena të shëmtuara gjatë kësaj periudhe.