Bashkimi Evropian ka përjashtuar Rusinë dhe Bjellorusinë nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik.
Kjo është pjesë e përgjigjes së BE-së ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe përfshirjes së Bjellorusisë në agresionin e pajustifikuar, tha BE, transmeton "Bota sot".
Pezullimi duhet të mbetet në fuqi derisa bashkëpunimi mund të rifillojë bazuar në respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.
Këshilli i Detit Baltik përfshin BE-në, vendet në kufi me Detin Baltik si dhe Norvegjinë dhe Islandën. Organizata ndërkombëtare synon të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik.