Sipas qeverisë britanike, granatimet e objektivave ukrainas nga trupat ajrore dhe tokësore ruse janë ulur, transmeton SRF përcjell "Bota sot".
“Në përgjithësi, numri i sulmeve ajrore dhe artilerisë ruse që mund të vëzhgoheshin në 24 orët e fundit ishte më i ulët se në ditët e mëparshme”, shkruan Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të situatës ditore, duke cituar gjetjet nga inteligjenca ushtarake.
Ukraina ende mban qytetet e rëndësishme të Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol. Ka raportime për luftime në rrugë në Sumy, në veri-lindje të Ukrainës.
“Ka shumë mundësi që të katër qytetet të jenë të rrethuara nga forcat ruse”, thuhet në raport. Sipas informacioneve britanike, trupat ruse po përparonin edhe në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Megjithatë, është e mundur që ky qytet të anashkalohet për t'u përqëndruar në përparimin drejt metropolit të Odessa.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 05 March 2022
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 5, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/lxblo0LTY6…
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/scyVonQwH9