Ushtria ruse ka hyrë në qytetin Kherson të Ukrainës por është pritur me protesta nga banorët e qytetit.
Një video-incizim të cilin e ka publikuar këshilltarja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, shihet një banor teksa hip mbi tankun rus në lëvizje dhe valvit flamurin e Ukrainës.
“Ushtria ruse ka hyrë në Kherson, por diçka shkoi keq.
Russian army entered Kherson, but something went wrong. Brave Ukrainians climb on their tanks on the go with UA flags. pic.twitter.com/WTeYWsxLp4
— Liubov Tsybulska (@TsybulskaLiubov) March 5, 2022
Ukrainasit guximtarë hipin mbi tanket e tyre me flamuj të Ukrainës”, ka shkruar ajo.