Më shumë se 27 mijë refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Policia Federale e Gjermanisë ka regjistruar 27 mijë e 491 refugjatë nga Ukraina në Gjermani deri më tani, konfirmoi një zëdhënës i ministrisë së Brendshme në Gjermani, shkruan CNN.
Sipas ministrisë numri i refugjatëve do të rritet dukshëm ditëve në vijim.
“Meqenëse nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve të luftës që hyjnë në Gjermani mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Brendshme.