Granatimet e vazhdueshme të Mariupolit nga Rusia nënkuptonin që një evakuim i planifikuar – duke ofruar shpresën e arratisjes për mijëra banorë – duhej anuluar.
Qyteti është nën zjarr të fortë prej ditësh, raporton televizioni publik britanik, bbc.
Por pse është kaq i rëndësishëm strategjik?
Është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin e Zi.
Gjithashtu është edhe një qytet kyç në rrugën midis Krimesë dhe Rusisë.
Nëse Rusia merr Mariupolin, mund të marrë kontrollin e një rruge që lidh rajonet në Luhansk dhe Donetsk, të cilat kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimenë – të cilën Rusia e aneksoi në 2014.