Më 24 shkurt të këtij viti, Rusia nisi një sulm ushtarak në Ukrainë.
Që në ditët e para, ushtria ruse ka kryer sulme ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës.
Ukraina u bën thirrje qytetarëve të huaj që t’i bashkohen luftës, përmes krijimit të një faqeje, ku janë të publikuara kontaktet e shteteve, për vullnetarët e huaj.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka krijuar Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës, i përbërë nga shtetas të huaj që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës kundër rusisë dhe të luftojnë për atë që ata e quajnë sigurinë globale.
“Bashkohuni me Legjionin dhe na ndihmoni të mbrojmë Ukrainën, Evropën dhe mbarë botën”, është thirrja e tyre në këtë faqe.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/05/auto_122-2-768x3271646499349.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/05/auto_shtet-768x2861646499353.jpg)