Momenti kur ushtari rus gjuan me armë civilin ukrainas dhe e plagos në këmbë

Evropë

Momenti kur ushtari rus gjuan me armë civilin ukrainas dhe e plagos në këmbë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 18:49
Momenti kur ushtari rus gjuan me armë civilin ukrainas

Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë dhe po bëhet gjithnjë më i tmerrshëm.

Se forcat ruse nuk po kursejnë asgjë dhe askënd, tashmë mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerë e gjatë.

Së fundi, kjo është dëshmuar edhe përmes videove të publikuara në rrjetet sociale dhe të cilat janë të verifikuara.

Një e tillë ka ndodh në një qytet të vogël ukrainas të Novopskovit teksa shihet një ushtar rus duke shtënë me armë drejt një civili dhe e plagos në këmbë, i cili raportohet se nuk ka rrezik për jetë.

Ndryshe, Rusia nuk e ka respektuar gjatë ditës së sotme armëpushimin dhe ka vazhduar të bombardojë qytete ukrainase pavarësisht se ishte arritur një marrëveshje që gjatë evakuimit të qytetarëve të mos ketë luftime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat