Pamjet tronditëse të fushës së betejës nga dita e sotme tregojnë se si ukrainasit brohorasin dhe duartrokasin teksa duket se rrëzojnë dy avionë rusë në rajonet e Chernihiv dhe Mykolaiv.
Daily Mail raportohet se gjithashtu u rrëzua një helikopter rus pranë Kievit, përcjell Bota sot.
Pamjet vijnë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim këtë mëngjes u kërkoi ukrainasve të vazhdojnë të luftojnë forcat e Vladimir Putinit.
Komiku i shndërruar në president, më pas tha "çfarë më shumë duhet për të bindur Joe Biden të zbatojë një zonë ndalim-fluturimin" - një veprim që mund të zgjerojë luftën - pasi ai akuzoi Perëndimin se po bën frikacakun përballë agresionit rus.
Video nga vijat e frontit, e shpërndarë në mediat sociale, tregon pamje të një avioni që bie me shpejtësi nga ajri derisa brohoritjet nga ukrainasit mund të dëgjohen në sfond.
Pamjet vijnë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim këtë mëngjes u kërkoi ukrainasve të vazhdojnë të luftojnë forcat e Vladimir Putinit. Pamjet vijnë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një fjalim këtë mëngjes u kërkoi ukrainasve të vazhdojnë të luftojnë forcat e Vladimir Putinit.
Ata që ndanë përmbajtjen në internet, thonë se incidenti është filmuar në Chernihiv, në Ukrainën veriore.
Videoja tjetër tregon më pas dy pilotë duke u hedhur me parashutë teksa ikin nga avioni; Fotot dhe klipet e shpërndara në Twitter pretendojnë se njëri nga pilotët mbijetoi, ndërsa i dyti vdiq, përcjell Bota sot.
Më shumë pamje më pas treguan pilotin rus të kapur, të gjakosur nga arratisja e tij, duke u marrë në pyetje nga forcat ukrainase derisa kërkuan të dinin emrin dhe urdhrat e tij.
Në një video tjetër, shihen ushtarë duke filmuar me pilotin e kapur teksa e bëjnë atë të thotë 'lavdi Ukrainës'. Ata mund të dëgjohen duke pyetur 'pse po i bombardove njerëzit', ndërsa burri i mpirë përgjigjet se ishte urdhëruar.
Më pas ata thonë, 'nuk dinit asgjë?', për të cilën ai u përgjigj se nuk dinte, duke nxitur ushtarët të thonë 'kjo është fraza juaj e preferuar (ushtarët rusë)'./Botasot