​Forcat ruse përparojnë drejt termocentralit të tretë bërthamor, thotë Zelensky

Evropë

​Forcat ruse përparojnë drejt termocentralit të tretë bërthamor, thotë Zelensky

Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:50
Zelenskyy

Forcat ruse kanë kapur dy termocentrale ukrainase.

Ata po përparojnë drejt një të treti, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një telefonatë me senatorët amerikanë më herët gjatë ditës së sotme, Zelensky tha se termocentrali i tretë aktualisht nën kërcënim është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk, i vendosur 120 km në veri të Mykolaiv, një nga disa qytete që forcat ruse po përpiqen të mbajnë të rrethuar.

Rusia aktualisht kontrollon centralin bërthamor Zaporizhzhya në qytetin jugor të Enerhodar, centrali më i madh bërthamor në Evropë, dhe Çernobilin, i cili nuk është aktiv, por ende ka staf dhe mirëmbahet, transmeton CNN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat