Italia ngre alarmin për sulme kibernetike

Evropë

Italia ngre alarmin për sulme kibernetike

Më: 5 mars 2022 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Italia ka paralajmëruar për sulme kibernetike që pritet të ndodhin gjatë ditës së nesërme, me 6 mars.

Sipas autoriteteve, sulmet mund të kenë cak subjektet qeveritare dhe industriale.

Nga ajo që mëson AGI, alarmi është ngritur nga Csirt, Ekipi i Reagimit ndaj Incidenteve të Sigurisë Kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (Acn). “Nga lajmet konfidenciale mësohet se të dielën e 6 marsit mund të kryhen sulme kibernetike, të lidhura me situatën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

“Duke kujtuar nevojën për të miratuar të gjitha masat e mbrojtjes së aseteve të TI-së, veçanërisht ato të mbuluara nga sinjalizimet specifike të lëshuara tashmë nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike – Csirt Italia, rekomandohet t’i kushtohet vëmendje e veçantë në ditën e treguar dhe të komunikohet çdo dëshmi e aktivitetit keqdashës duke përdorur kanalet e komunikimit të Csirt Italia”, vijon deklarata.

Italia së fundmi ka sekuestruar nga oligarkët rusë pasuri në vlerë të 140 milionë eurove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat