Alarmon Britania: Ja sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë

Evropë

Alarmon Britania: Ja sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 10:19
Pamje nga lufta në Ukrainë

Konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, nëse jo vite, thotë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab.

Ai tha për Sky News se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të dështojë.

Ndërkohë, sot një armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol nga ora 10:00-21:00 me kohën lokale, ka njoftuar këshilli i qytetit.

Civilët do të mund të evakuohen nga qyteti përgjatë një rruge, për të cilën janë pajtuar Ukraina dhe Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat