Autoritetet në Mariupol thonë se armëpushimi i ri ka hyrë në fuqi, që lejon evakuimin e civilëve të bllokuar.
Përpjekjet për evakuim filluan rreth një orë më parë.
Nderkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Ukrainës, Odessa.
"Ky do të jetë një krim ushtarak. Ky do të jetë një krim historik", tha ai.