Ish-shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, Philip Osborn, ishte në Sky News për të diskutuar konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.
Presidenti Vladimir Putin pushtoi Ukrainën dhe konflikti është ndezur, duke hyrë ka hyrë në javën e dytë. Putin ka kërcënuar me luftë bërthamore, kërcënim ky që i ka bërë liderët globalë të vënë në dyshim lëvizjet e tij të ardhshme në konflikt.
Osborn parashikon se Putini do të përshkallëzojë luftën duke zbatuar më shumë dhunë ndaj ukrainasve në mënyrë që të përpiqet të thyejë moralin e tyre.
Osborn tha: "Forcat e tij po dëshmojnë se nuk janë aq të shkathta sa mendonin se do të ishin. Prandaj ajo që ne po shohim, në mënyrë tragjike, Rusia po bën atë që bën zakonisht Rusia, që është kur është në një vrimë, të aplikojë dhunë ekstreme për të thyer moralin civil".
“Unë mendoj personalisht se te ukrainasit ata zgjodhën kundërshtarin e gabuar”.
Prezantuesi i Sky News e pyeti: "Dhe kur themi dhunë ekstreme, sa ekstreme? E dini se çfarë po pyes në të vërtetë këtu, çfarë është ai i përgatitur të përdorë?"
Osborn tha: "Në Ukrainë, ai do të jetë i përgatitur të përdorë armë grupore, ju i keni parë tashmë ato. Ai do të jetë i përgatitur të përdorë armë termobarike, ne i kemi parë ato të dislokuara."
Të shkosh më tej se kaq, përsëri do të rrezikosh një përshkallëzim shumë domethënës, të cilin edhe ata individë të mashtruar rreth Putinit mendoj se do ta këshillonin kundër. Ky është një konflikt me shumë nivele dhe veprimet e nivelit taktik dhe operacional kanë ndikim strategjik.", tha Osborn./Botasot