​Autoritetet ukrainase konfirmojnë anulimin e evakuimit nga Mariupol

Evropë

​Autoritetet ukrainase konfirmojnë anulimin e evakuimit nga Mariupol

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:06
Mariupol

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës së rajonit Donetsk, tha në Facebook të dielën se autokolona për të evakuuar banorët vendas nga Mariupol nuk ishte në gjendje të largohej nga qyteti.

"Kolona e evakuimit me banorët vendas nuk mundi të largohej nga Mariupoli sot: rusët filluan të rigrupojnë forcat e tyre dhe të bombardojnë rëndë qytetin.

Është jashtëzakonisht e rrezikshme të evakuosh njerëzit në kushte të tilla," tha Kyrylenko.

"Kolona me ndihma humanitare, e cila u nis sot nga Zaporizhzhya drejt Mariupolit, nuk ka arritur ende në destinacionin e saj dhe aktualisht është në rrugën e saj," shtoi ai, transmeton CNN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat