Vuçiq takohet me ambasadorin rus

Evropë

Vuçiq takohet me ambasadorin rus

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:22
Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Botsan-Kharchenko

President i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Botsan-Kharchenko për situatën në Ukrainë.

Vuçiq e ka njoftuar ambasadorin rus për siç tha ai “qëndrimet e Serbisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare”.

Ai ka thënë se “Serbia është duke i monitoruar me kujdes ndryshimet në planin gjeopolitik”.

Ai ka shtuar se “sfidat janë në rritje në Evropën Lindore për shkak të ngjarjeve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat