Pesë të plagosur në protestën kundër pushtimit rus në Nova Kakhovka të Ukrainës

Evropë

Pesë të plagosur në protestën kundër pushtimit rus në Nova Kakhovka të Ukrainës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 17:15
Ukrainë

Forcat ruse kanë hapur zjarr në një protestë kundër pushtimit të qytetit jugor të Ukrainës, Nova Kakhovka, duke plagosur pesë persona, tha agjencia ukrainase e lajmeve Interfax Ukraine, duke cituar dëshmitarë okularë.

Rreth dy mijë njerëz kishin dalë në rrugët e Nova Kakhovka për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke u bërë thirrje forcave ruse të largoheshin, raportoi agjencia.

Protesta të ngjashme u organizuan në zona të tjera të pushtuara, sipas kësaj agjencie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat