Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova ndau historinë e një donatori anonim në Shtetet e Bashkuara. Ajo publikoi një letër që i ka dërguar donatorit anonim.
Autoritetet ukrainase nuk e dinë se kush është ai person. Gjithçka që ata dinë është se transferimi është bërë nga një donator individual nga SHBA.
“(Të premten) llogaria e hapur nga Banka Kombëtare e Ukrainës mori një transfer nga një mik bujar amerikan në shumën 1 milion dollarë.
Faleminderit për këtë mbështetje të nevojshme për Ukrainën në momentet kur ne po luftojmë për shtëpinë tonë!”, ka shkruar ambasadorja ukrainase.