Erdogan i thotë Putinit: Armëpushim urgjent, nënshkruaje marrëveshjen

Evropë

Erdogan i thotë Putinit: Armëpushim urgjent, nënshkruaje marrëveshjen

Më: 6 mars 2022 Në ora: 18:01
Vladimir Putin dhe Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, të shpallë armëpushimin me Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje të paqes, tha zyra e tij.

Pas një bisede telefonike një orëshe, zyra e presidentit turk tha se Erdogan i ka thënë Putinit se Turqia është e gatshme të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhje paqësore të konfliktit.

“Presidenti Erdogan ribëri thirrjen e tij për paqe dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjent për të arritur një armëpushim, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshje të paqes”, tha kabineti i Erdoganit.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat